Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me Shtabin e Emergjencave për
COVID-19.
Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Gjakovës thuhet se aktualisht kjo komunë nuk ka asnjë person të infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.
“Aktualisht në komunën tonë nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19, dhe për këtë fakt ai është shprehur mirënjohës ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve të përfshirë në menaxhimin e këtij virusi. Megjithatë, Shtabi i Emergjencave së bashku me Kryetarin Gjini apelojnë tek qytetarët e Gjakovës që të vazhdojnë të respektojnë rregullat, në mënyrë që shumë shpejtë të shpallim fitoren kundër pandemisë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Komuna e Gjakovës me të gjitha institucionet relevante do të vazhdojë bashkëpunimin për ndërmarrjen e të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Telegrafi/