Site icon Telegrafi

Gingrich propozon të testohen gjithë myslimanët në SHBA

Newt Gingrich, ish-kryetari Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka propozuar testimin e të gjithë myslimanëve në SHBA, për të parë nëse besojnë në Ligjin e Sheriarit.

Duke komentuar sulmet në Nice, Gingrich është shprehur se nëse ata myslimnë besojnë në ligjet e Sheriatit duhet të dëbohen.

“Qytetërimi perëndimor është në luftë. Ne duhet të testojmë çdo person me prejardhje myslimane dhe nëse ata besojnë në Sheriat, duhet të dëbohen. Sheriati është i papajtueshëm me qytetërimin perëndimor. Për myslimanët modernë, që kanë hequr dorë nga ai, jam i lumtur që i kemi qytetarë”, ka shtuar Gingrich.

Exit mobile version