LAJMI I FUNDIT:

Giggs i relaksuar për të ardhmen te United

Giggs i relaksuar për të ardhmen te United

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se ai është i fokusuar vetëm në paraqitjet e tij momentale në fushë dhe nuk po mendon për rinovimin e kontratës.

Pas fitores prej 1-0 ndaj West Hamit, ku Giggs u shpall lojtari i ndeshjes, Sir Alex kishte deklaruar se edhe për një vit e dëshiron veteranin në ekipin e tij.

“Unë nuk po mendoj për kontratën time. Ashtu sikurse sezoneve të kaluara ,unë jam mjaft i relaksuar për këtë. Unë po kënqem me futbollin. Janë shumë ndeshje kruciale për momentin dhe nuk më intereson ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm”.


“Unë ndihem shumë mirë. Sigurisht se menaxheri duhet të kërkojë zgjidhjen ideale për mua dhe të bëjë më të mirën. Unë nuk do të luaj secilën ndeshje, por do të jem i gatshëm sa herë të ketë menaxheri nevojë për mua”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori