Reperi Getinjo dhe modelja Vivien Thano janë ndër dy banorët më të diskutuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ata u përfolën fillimisht për lidhjen që krijuan brenda shtëpisë, më pas për ftohjen e raporteve dhe në fund për ribashkimin e tyre.
Megjithatë, duket se raportet mes tyre vazhdojnë të mbesin të çuditshme, pasi në spektakli ne fundit ishte Getinjo ai i cili nominoi Vivienin, e cila përfundoi edhe si një nga të nominuarat e javës.
Getinjo në anën tjetër duket se nuk po i kalon më netët me bukuroshe nga Durrësi, pasi mbrëmjen e kaluar ai është parë duke fjetur në shtrat me banorin tjetër, reperin Stresi.
Reperi ferizajas dhe Vivien kishin kaluar disa netë së bashku në të njëjtin shtrat, por më pas zhvilluan një debat të ashpër pikërisht për këtë pjesë.
Vivien përndryshe është një nga të nominuarat e javës së bashku me Shotën, Stresin, Andin dhe Xhulin – ku një prej tyre do të largohet të premten nga shtëpia. /Telegrafi/