LAJMI I FUNDIT:

Gestapo qeverisja

Gestapo qeverisja

Përpjekja e Qeverisë së Kosovës që t’i kontrollojë me ligj telefonatat, përkatësisht ta përgjojë pothuajse secilën bisedë telefonike, dhe të njëjtën ta përdorë si të dojë, ta ruajë ku të dojë, dhe ta fshijë vetëm atëherë kur asaj nuk i duhet më, ka shqetësuar tejmase bashkësinë ndërkombëtare.

Janë drejtuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), dhe ata të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) të cilët nëpërmjet komunikimit zyrtar me institucionet e vendit kanë shprehur shqetësimet e tyre për draftin e Projektligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve, njofton “Zëri”.

Gazeta “Zëri” ka siguruar një dosje me dokumente që kanë të bëjnë me Projektligjin në fjalë, përkatësisht me komunikimin në mes të institucioneve vendore e ndërkombëtare, vërejtjet e ndërkombëtarëve dhe kronologjinë e “prapaskenave” për hartimin e këtij dokumenti.


Nga komunikimet shihet se si të tri organizatat ndërkombëtare kanë vërejtje për nenet e caktuara të Projektligjit, i cili është sponsorizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori