LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Rritja ekonomike 2 deri 2.5%

Gërxhaliu: Rritja ekonomike 2 deri 2.5%

Rënia e investimeve të huaja, e eksporteve e po ashtu edhe e remitencave gjatë vitit 2012 janë ndër faktorët kryesorë që do të ndikojnë për rritjen ekonomike. Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja ekonomike në 2013 mund edhe të mos iu afrohet 3-përqindëshit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë gjatë një prononcimi për Telegrafin se agjenda e zhvillimeve politike po e lë nën hije ekonominë.

Sipas tij, dialogu dhe zhvillimet e tjera politike do të kenë ndikim edhe tek zhvillimi ekonomi. Ai ka thënë se ata si OEK i kanë bërë thirrje që vitit 2013 të shpallët vit i zhvillimit ekonomik.


“Për shkak të rënies së investimeve të huaja, rënia e eksportit dhe remitencave edhe zhvillimi ekonomik nuk do të jetë sipas parashikimeve”.

“Me të gjitha këto zhvillime nëse do të arrihet rritje ekonomike nga 2 deri në 2.5 për qind do të ishte sukses”, tha Gërxhaliu. /Telegrafi/