LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Mund të kualifikohemi në top katërshe

Gerrard: Mund të kualifikohemi në top katërshe

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka deklaruar se ekipi i tij mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe të hyjë në top katërshe.

Liverpooli ka shfaqur performancë të denjë në sfidën ndaj Manchester Cityt, ku Gerrard realizoi një gol ëndrrash dhe është pikërisht ‘Steve G’ ai që shpreson për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Ne mund të marrim besim nga mënyra si kemi luajtur ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt. City është ekip i mirë dhe të shkosh si mysafir te kampioni ta kesh epërsinë dhe të nxjerrësh pikë është e mrekullueshme”.


“Ne duhet që të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të fitojmë ndeshjet e vogla, pasi ne mund të kualifikohemi në top katërshe pa kurrfarë dyshimi. Pak ekipe ka që i shkojnë Cityt dhe e dominojnë ndeshjen, ata janë top ekip”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/