Site icon Telegrafi

Gërçeva: Nëse Zaevi i fiton zgjedhjet, nuk do t’a zbatojë dygjuhësinë në gjithë vendin

Ish deputetja e LSDM-së në parlamentin e Maqedonisë, Solza Gërçeva, ka folur rreth premtimeve të kryetarit të LSDM-së në lidhje me dygjuhësinë, duke u shprehur se nëse Zaev i fiton zgjedhjet, nuk do të arrijë që deri në fund të zbatojë dygjuhësinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk e di a bën gabime në hapa, por ai pret që nga votat shqiptare do të merr një numër të madh. Gjithë që janë në LSDM, tentojnë të mbrojnë hapur qëndrimet e Zaevit. Unë mendoj se ai dygjuhësinë e shtyu, vetëm për të fituar vota, por unë mendoj se nëse LSDM-ja arrin t’i fitojë zgjedhjet, nuk do të mund t’a zbatojë dygjuhësinë në gjithë Maqedoninë”, tha mes tjerash Gërçeva.

Exit mobile version