LAJMI I FUNDIT:

Gerberich: Vendimi për bisedimet me BE-në nuk duhet të shkatërrohet me politizimin e të dhënave historike

Gerberich: Vendimi për bisedimet me BE-në nuk duhet të shkatërrohet me politizimin e të dhënave historike

“Arritja e pajtueshmërisë së Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhej të ndodhte qëmoti. Kjo është në interes të BE-së si tërësi, por veçanërisht në interes të shteteve fqinje të BE-së në rajon. Do të ishte tani gabim që ky sukses të shkatërrohet me politizimin e të dhënave historike. Për çështjet historike duhet doemos të bisedohet, mund edhe të diskutohet në mënyrë kontroverse për to. Por, ato nuk u takojnë proceseve politike që i zgjidhin problemet e të tashmes dhe duhet doemos të orientohen me përgjegjësi drejt së ardhmes”.

Këtë në intervistën për AIM e thotë ambasadori gjerman Thomas Gerberich i pyetur për vlerësimet e një pjese të opinionit në vend se kërkesat e paralajmëruara bullgare në pjesën e historisë dhe gjuhës janë hyrje në një veto të re për Shkupin në procesin e eurointegrimit.


I pyetur për koment nëse procesi i zgjerimit mund të ngadalësojë për shkak të pandemisë së Covid-19, ambasadori Gerberich nënvizon se bëhet fjalë për sfidë globale me të cilën të gjithë ne aktualisht duhet të përballemi dhe kjo është momentalisht prioritet edhe për BE-në edhe për partnerët e saj, por Ballkani Perëndimor, siç shprehet, mbetet lartë në rendin e ditës e BE-së.

“Maqedonia e Veriut, si edhe të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor, ka ndërmarrë masa të shpejta dhe vendimtare dhe ia doli që të ulë normën e inflacionit dhe të mbajë vdekshmërinë në nivel të ulët. Njëjtë si edhe në Gjermani, politika dhe shoqëria tani fillojnë të mendojnë për strategji për rrugëdalje dhe për rikuperim. Kuptohet se ky momentalisht është prioritet edhe për gjithë BE-në dhe partnerët e saj. Por, Ballkani Perëndimor është krejtësisht lartë në rendin e ditës e BE-së, këto nuk janë fjalë të kota, por realitet. Në këtë vend do të doja që edhe një herë krejtësisht qartë të theksoj se vendet e Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe Gjermaninë janë me prioritet më të lartë”.

“Mbështetja e madhe e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor për përballje me koronën është dëshmi e rëndësishme për këtë: BE-ja vetëm për Maqedoninë e Veriut jep në dispozicion 66 milionë euro për mbulimin e nevojës emergjente në sektorin shëndetësor, si dhe 160 milionë euro ndihmë makrofinanciare. Me këtë Samiti dërgoi një shenjë të fuqishme të solidaritetit. Njëherësh u konfirmuar perspektiva aderuese e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe i inkurajoi që të vazhdojnë rrugën e filluar të reformave drejt anëtarësimit në BE”, thekson ambasadori Gerberich.

Harmonizimi i kornizës së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut pritet të fillojë në qershor, por shprehet, nuk është e parashikueshme se kur do të finalizohet e njëjta, meqë metodika e re e zgjerimit duhet të rrumbullakohet, ndërsa kriza e koronës i ngadalëson edhe zhvillimet në Bruksel./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori