Genta arrin 1 milion fansa në Facebook: Ju faleminderit

Tash e sa kohë këngëtarët po i masin forcat e tyre me numrin e fansave në rrjetet sociale dhe Genta sigurisht ka se me çfarë të mburret.
Këngëtarja seksi është konfirmuar nga Facebook me 1 milionë fansa, një sukses i paprecedent.
Me të mëuar për suksesin e saj, Telegrafi kontaktoi këngëtaren, e cila u shpreh falënderuese.
“Ky është rezultat i një pune të shkëlqyer nga stafi im dhe një mirënjohje për punën time të madhe ndër vite”.
“Shfrytëzoj rastin që t'i falënderoj të gjithë fansat, mediat e shumë individë që më kanë ndihmuar në këtë synim të madh. Një milion falënderime për të gjithë ju”, u shpreh Genta për Telegrafin.
Genta kohë më parë publikoi projektin “Feel” me Ardian Bujupin dhe Dalool, teksa shumë shpejt do të lansojë edhe një solo projekt. /Telegrafi/


























































