Që në nisje të emisionit, Arian Çani, pasi pyeti nëse Doktori kishte rojet afër, iu afrua dhe e preku në gjithë trupin për t’u dëshmuar shqiptarëve se Berisha nuk mbante antiplumbin veshur.

“Rama nuk ka gënjyer për antiplumbin, por e ka fiksim. Duhet t’ia falim për atë që thotë”, ishte përgjigja e Berishës.


“Hyra pak me vonesë në botën e Facebookut, se komunikimi me SMS ishte shumë i lodhshëm. Por, duhet të zgjidhja edhe një ditë të shënuar dhe zgjodha Ditën e Rinisë. Dhe, godita në shenjë”, rrëfeu kryeministri, transmeton Tema.

Kur prezantuesi Çani i përmendi Berishës fëmijërinë dhe sidomos idhullin e saj, Edit Piaf, ai u përlot në emision.

Më pas Çani i bëri një test muzikor dhe për çudi Berisha i gjeti të gjitha këngët në bazë. Madje, për çdo këngë dinte edhe historinë e tyre. /Telegrafi/