LAJMI I FUNDIT:

Gënjeshtrat më të mëdha të historisë

Gënjeshtrat më të mëdha të historisë

Një nga tiparet dalluese të qenieve njerëzore është dëshira dhe ndonjëherë nevoja për t’u bërë rrengje personave që na rrethojnë e herë-herë në rast se krijohet mundësia edhe një mase më të gjerë njerëzish.

Ja cilat janë 10 gënjeshtrat më të famshme në histori:

1. Gjiganti i Cardiffit
Një nga rrengjet më të hershme të kohëve moderne daton në vitin 1869. Punëtorët po gërmonin një pus pranë Cardiffit. Ata zbuluan një statujë gjigante. Në ato vite shumë njerëz besuan se ishte një njeri i ngurtësuar. Në fakt doli se kjo ishte vetëm një ide e ateistit George Hull, i cili e kishte argumentuar me pasazhet biblike që flisnin për ekzistencën e gjigantëve në tokë.


2. Fotoja e mostrës së liqenit
Fotoja u realizua nga një kirurg londinez i quajtur Robert Wilson. Së bashku me një nxënës të quajtur Christian Spurling ngjitën një kokë dhe një qafë të gjatë në një nëndetëse lodër dhe e vendosën në liqen. Pasi u zbulua e vërteta nuk ishte shumë e vështirë për të pranuar se fotoja më e famshme e mostrës së liqenit ishte një rreng. Ajo që është e vështirë për t’u kuptuar është se u deshën 60 vjet për t’u zbuluar se e gjithë ajo histori ishte një farsë.

3. Videoja e autopsisë së jashtëtokësorit
Një prej rrengjeve më të suksesshme ishte videoja disa minutëshe bardh e zi e producentit të filmave Ray Santilli. Në video paraqitej autopsia që i bëhej një trupi pa jetë e të ndryshëm nga njerëzit. Presupozohej se ishte një jashtëtokësor, megjithatë kishte mospërputhje dhe u zbulua se e gjitha ishte një farsë.

4. Transmetimi i Luftës së Botëve nga Orson Wells në 1938
Wells ishte një producent radioje në New York kur drejtoi përshtatjen e romanit të famshëm në radio Lufta e Botëve në prag të Halloween. Pavarësisht se ai tha se transmetimi ishte trillim, shumë persona besuan se ajo histori ishte reale.

5. Fotot e librit të fëmijëve
Gjithçka filloi në vitin 1917 kur dy vajza angleze vendosën të presin fotot e një vendi përrallor nga një libër shumë i vjetër fëmijësh. Shumë shpejt fotot u shndërruan në një sensacion në Anglinë e asaj kohe. Ato tërhoqën vëmendjen e shkrimtarit Arthur Conan Doyle i cili deklaroi vërtetësinë e fotove. Rrengu u zbulua në 1983 kur njëra nga vajzat pranoi se fotot nuk ishin të vërteta në një intervistë reviste.

6. “Njeriu Piltdown”
Në vitin 1953 kafka e skeletit të një njeriu të vjetër në moshë ishte ngjitur me nofullën e orangutangut dhe dhëmbët e shimpanzesë. Kjo histori është konsideruar si një nga bëmat më të mëdha të shekullit duke mbajtur varur për shumë kohë shkencëtarët.

7. Ditari i Hitlerit
Ky rreng është konsideruar si një punë arti e mirëfilltë. Presupozohej se Hitleri ka mbajtur një ditar personal që nga viti 1938. Megjithatë, gjithçka u zbulua pasi ditari ishte shkruar në letër e bojë moderne, përveç disa pasaktësive historike.

8. Rrathët e prerë
Çdo verë, në fushat angleze shfaqeshin rrathë të rregullt të cilët tregonin për disa anomali fiziologjike. Megjithatë, rezultoi se edhe këtë herë bëhej fjalë për një rreng. Kjo histori nuk ishte e qartë derisa fermerët britanike Doug Bower dhe Dave Chorley pranuan faktin se ata i kishin bërë vetë rrathët duke përdorur litarë dhe copa druri.

9. Protokollet sioniste
Gjithmonë është ngritur pyetja se nga ku i mori Hitleri idetë për hebrenjtë? Pjesërisht kjo mund të jetë shkak i një dokumenti, që u shfaq në Rusi në vitin 1905. Siç tregoi një reporter londinez në vitin 1921 edhe kjo gjë ishte gënjeshtër. I ashtuquajturi protokoll ishte plagjiaturë nga një novelë satirike.

10. Njeriu që nuk ishte kurrë
Dikush mendoi të krijonte konfuzion te gjermanët, kështu që mori trupin e një personi që ka ndërruar jetë nga pneumonia, i veshi uniformën e mbretërore të marinës, e prangosi dhe i vuri një letër “top-secret”. E gjetën italianët dhe menduan se aleatët kishin planifikuar pushtimin e disa vendeve. Edhe kjo rezultoi të ishte një rreng.

Ndonjëherë bëjmë shaka, gënjejmë dhe mendojmë se nuk do të ketë pasoja, por edhe gënjeshtrat e bardha mund të shkaktojnë panik dhe probleme reale në publik. /TCH/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Parashikimi i Baba Vangës për Evropën - po bëhet realitet?

Interesante
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Familja përdori një dron për të gjetur qenin e tyre të humbur - e gjejnë në mesin e ‘një tufe grabitqarësh’

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori