LAJMI I FUNDIT:

Gënjeshtrat e “shenjta” të Kishës serbe (Video)

Gënjeshtrat e “shenjta” të Kishës serbe (Video)

Gënjeshtra si besim fetar: Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, gjatë vizitës së tij në Moskë ka akuzuar Serbinë për tradhti. Kjo deklaratë ka nxitur reagime tek kreu shtetëror serb, për çka Kabineti i Patriarkut ka thënë se “agjencitë e kanë transmetuar rrejshëm” deklaratën e tij. Mirëpo, xhirimi të cilin në YouTube e kanë postuar mikpritësit rusë të Irinejit, dëshmon se është Kisha serbe ajo që rren.

Agjencitë Tanjug dhe Beta kanë shkruar se Irineji dhe Patriarku rus Kiril kanë kritikuar qëndrimin e shtetit serb ndaj Kosovës. Por, këtë e demantojnë priftërinjtë e Kishës Ortodokse Serbe.

Kisha Ortodokse e Rusisë në ueb-faqen e Patriarkanës së Moskës ka transmetuar deklaratat e dy patriarkëve, si dhe ka postuar një xhirimin në YouTube. Në këtë xhirim dëgjohet qartë se si kreu i Kishës serbe fyen shqiptarët e Kosovës duke thënë se “nuk durojnë askënd pos vetes”. Në fjalinë tjetër Irinej shton se "kreu aktual serb është nën ndikimin e Perëndimit" dhe se "Kisha serbe po bën gjithçka që ndërgjegjen e tyre ta ndërlidhin me historinë e Rusisë së fuqishme dhe të Kishës ruse”.


"Unë e kam përdorur shpesh një shprehje që e ka përdorur Nikola Pasici kur Peshkopin Nikolaj e ka dërguar për në Evropë, që varkën e vogël ta lidhim për anijen e madhe të popullit rus dhe të Kishës ruse”, ka thënë Irinej.

Ai pastaj mikpritësit rusë i luti që përmes politikës së Rusisë të “ndihmojnë që Serbia ta ruajë Kosovën”.

Në vend që pikëpamjet e njëjta të shfaqen edhe në Beograd, “udhëheqësit hipokritë të Kishë serbe, të specializuar për mbulimin e krimeve të luftës dhe madhërimin e protagonistëve të tyre, por edhe adhurimin e çdo krimi tjetër, filluar nga vrasjet, pedofilitë e dhunimet, kanë vendosur të zhyten në gënjeshtrat e tyre”, shkruan e-novine.

Më poshtë mund ta gjeni të postuar keni xhirimin ku Irinej fyen shqiptarët. /Telegrafi/