Gazetarët turq me zor arrijnë të marrin frymë për të mbijetuar e punuar. Ata luftojnë kundër asfiksimit total. Më kritike është gjendja për ata që luftojnë vërtet për dinjitet, integritet dhe që u intereson vërtet roli publik i profesionit të tyre. Gazetaria në Turqi ndodhet nën presion në dy nivele: ndërkohë që censura forcohet në mënyra të ndryshme, shtohet njëkohësisht edhe autocensura. Pasoja: Paralizimi i raportimit dhe analizës.
Nga koha e protestave në Gezi u bllokuan më shumë se 40 herë lajmet që lidheshin me hetimet për korrupsion apo atentatet që i adresoheshin “Shtetit Islamik” për të mos e përballur opinionin me faktet. Refuzimi i kërkesave për akreditim u bë praktikë e përditshme. Gazetat kritike u përjashtuan si nga autoritetet, ashtu edhe nga avionët e Turkish Airlines dhe aeroportet. Këshilli i Medias në Turqi (RTUK) punon si instanca më e lartë e censurës dhe penalizon rregullisht dënime kundër televizioneve të ndryshme.
Vërtet që arrestimi i gazetarëve nuk është në rend të ditës, por një kërcënim mjafton. Numri i kërkesave ligjore dhe akuzave në gjyq kundër gazetarëve, blogerave dhe atyre që postojnë në twitter për shkak të “fyerjes” së presidentit Erdogan ka kapur majat. Në disa raste kolegët i kërcënojnë burgime afatgjata.
Sipas të dhënave të organizatës “Reporterë pa kufij”, në Turqi vuajnë dënim me burg rreth 20 gazetarë. Edhe pse numri i burgosjeve tenton uljen, shqetësuese është mënyra e procedimit aktualisht, si në rastin e Nedim Şener, Ahmet Şik. Hidayet Karaca, drejtor i televizionit “Samanyolu”, u arrestua në dhjetor si i dyshuar për terrorizëm dhe ndodhet ende në paraburgim. Në një rast tjetër u arrestua Mehmet Baransu, një gazetar investigativ i gazetës “Taraf”. Ai akuzohet për “marrje ilegale të dokumenteve shtetërore”. Në qarqet qeveritare ai përflitet si spiun. Të dyja rastet duket se do të kthehen në precedentë për të paralizuar edhe më shumë gazetarinë.
Autocensura është bërë normale në Turqi, ajo është pjesë e kulturës së punës. Ajo është shprehja më e keqe e “vetëarrestimit”. Për këtë arsye kam theksuar gjithmonë se forma e përhapur e autocensurës në koncernet mediatike, të cilët varen nga qeveria për shkak të interesave ekomomike, i kanë kthyer redaksitë e tyre në burgje nën qiell të hapur, ku kryeredaktorët me rroga të mira kujdesen që historitë me vlerë të vërtetë lajmi të bllokohen, ndërsa gazetarët reporterë dhe analistët i orientojnë drejt një kursi miqësor ndaj qeverisë. Ata që e kundërshtojnë këtë kurs largohen në mënyrë sistematike. Për shkak se vetëm 1,5 për qind e gazetarëve janë të guximshëm e hyjnë në sindikatë, praktikisht nuk ekziston pavarësia gazetareske, sepse frika nga humbja e të ardhurave është më e madhe se akuza po arrestimi.
Kështu na ofrohet një panoramë mediatike ku 80 për qind e mediave ndodhet nën kontrollin e Qeverisë. Ato janë të paafta “të kujtojnë” vlerat më të rëndësishme që e përbëjnë gazetarinë. Prandaj, kambanat e alarmit po bien fort dhe dëgjohen që larg.
Yavuz Baydar është themelues i platformës për gazetarinë e pavarur, P24, analist i gazetës turke në anglisht “Today’s Zaman” si edhe bloger për "Huffington Post"
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?