Site icon Telegrafi

Gattuso: Nuk ka transferime në janar

(Foto: Getty Images)

Mbyllen portat e merkatos, Milani nuk ka nevojë për blerje pasi nuk e ndien të nevojshëm integrimin e lojtarëve të tjerë në një grup që gëzon besimin e drejtuesve të klubit dhe të trajnerit.

E mendojnë në këtë mënyrë Fassone dhe Mirabelli, dhe i të njëjtit mendim duket edhe Gennaro Gattuso, që shprehu gjithë optimizmin e tij për rinisjen e kampionatit pas pauzës.

“Djemtë kanë punuar mirë kur ishin me pushime dhe po ashtu në Milanello, jam shumë i kënaqur për formën me të cilën janë paraqitur, por nuk është se kisha dyshime për diçka të tillë”, përcjell SS.

Lexo po ashtu Gattuso: Besojmë në Ligën e Kampionëve  

Receta e Gatussos është e thjeshtë, kokën ulur dhe shumë punë, duke nisur që nga transferta me Cagliarin që ndeshje që nuk pritet të jetë e thjeshtë.

Gattuso zëvendësoi Vincenzo Montellan e larguar para rreth 2 javëve (Getty Images)

“Nga 2018 pres më shumë dëshirë, pasion dhe vullnet për të dhënë diçka më tepër. Kjo pasi e kemi mundësinë për të bërë më shumë, mbi të gjitha nëse vazhdojmë progresin e individëve”.

“Mendojmë ndeshje pas ndeshje. Organika është e plotë dhe objektivi ai për ti dhënë besim atyre që ofrojnë vazhdimësi në paraqitjet e mira. Pauza na bëri mirë dhe në aspektin psikologjik, pasi djemtë janë kthyer më dëshirën e duhur dhe shumë pritshmëri”.

Lexo po ashtu Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Në fund pikat mbi I edhe për merkaton, tanimë e sigurt është që klubi nuk do t’i dhurojë trajnerit një mesfushor.

“Zgjedhja për të mos bërë merkato për sa i përket afrimeve mbështetet në baza shumë të qarta. U bë pasi besojmë shumë të gjithë të ky grup”.

Exit mobile version