LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: I lumtur me fitoren, prioritet mbetet ngjitja e Milanit

Gattuso: I lumtur me fitoren, prioritet mbetet ngjitja e Milanit
Gennaro Gattuso (Foto: Getty Images/Guliver)

Milani ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Cagliari 1-2.

Pas fitores ndaj Cagliarit që përkon të jetë e dyta radhazi për Milanin, sukses që i rendit kuqezinjtë në vendin e shtatë dhe i afron më shumë me kompeticionet evropiane trajneri Gattuso shfaqet më i qetë duke shijuar këtë moment pozitiv.


“Shpresoj që të përmirësohemi akoma më shumë sepse në jetë ka gjithmonë për të mësuar. Uroj të vijoj qëndrimin tim në këtë klub që ka qënë gjithnjë shtëpia ime”.

“Për momentin prioritet mbetet ngjitja e kësaj skuadre në nivelet më të larta duke e kthyer Milanin në një skuadër solide. Lidhur më të ardhmen time dëshira ime më e madhe është që të arrij maksimumin me këta lojtarë”.

(Foto/Getty Images)

Lidhur me faktin se tashmë ky Milan po tregon rritje profesionale trajneri 40-vjeçar shprehet se ka një skuadër me shumë kualitet në dispozicion dhe misioni i tyre është pikërisht ndërtimi i një ekpi kompakt dhe fitues.

“Kemi shumë lojtarë kualitativ mes nesh, por teknika individuale nuk mjafton sepse objektivi ynë është ndërtimi i një skuadre kompakte”.

“Në organikën tonë nuk veçojmë asnjë lojtar si simbol të ekipit, kërkojmë që simbol të jetë pikërisht grupi që kam në dispozicion. Falenderoj të gjithë lojtarët për impenjimin dhe dëshirën e tyre për të dhënë maksimumin”.

“Sa i takon kampionatit mund të them se më ka impresionuar Lazio, me në krye Simone Inzaghin. Ndërsa për merkaton e kemi theksuar edhe herë të tjera, jemi të kënaqur me grupin aktual ndaj nuk do të bëjmë asnjë ndërhyrje”, ka thënë Gattuso.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori