LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët takojnë ministrin Krasniqi, diskutojnë për mundësinë e lehtësimit të masave

Gastronomët takojnë ministrin Krasniqi, diskutojnë për mundësinë e lehtësimit të masave

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për problemet e këtij sektori dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Krasniqi ka bërë me dije se gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi.


“Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Nëse gastronomët nuk përfshihen në Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe nuk hiqen kufizimet e lëvizjes të vendosura nga Qeveria e Kosovës për ta, atëherë do të ndërmarrin masa duke protestuar.

Kështu tha për Telegrafin kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi duke shtuar se humbjet e këtij sektori vazhdojnë të rriten.

Paralajmëron Kllokoqi: Nëse nuk hiqen kufizimet për gastronomët atëherë do t’i ashpërsojmë masat
Lexo po ashtu Paralajmëron Kllokoqi: Nëse nuk hiqen kufizimet për gastronomët atëherë do t’i ashpërsojmë masat

Kujtojmë se në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kishin dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Në seancë kishin marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

Në anën tjetër, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. /Telegrafi/