Kampioni i Zvicrës, Baseli u takua në një ndeshje miqësore me kampionët e Holandës, PSV Eindhoven, ku në fund triumfuan zviceranet 3-2.

Nëse Baseli shënon tre gola pothuajse është e pamundur që njërin nga ta mos ta shënoj Shkëlzen Gashi.


Kështu ndodhi edhe në këtë takim, pasi ylli i Kombëtares së Shqipërisë shënoi golin e parë në ndeshje nga pika e bardhë.

Në këtë takim për ekipin kampionë të Zvicrës u paraqitën edhe dyshja tjetër Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti. /Telegrafi/

telegrafi sport app