Në Komunën e Prishtinës sonte janë paraqitur edhe 36 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se 34 nga këto raste janë testuar direkt në Klinikën Infektive.

Ai thotë se nga dita e premte deri më sot në Prishtinë rezultojnë të infektuar edhe 12 punëtorë shëndetësorë.

“Bashkë me këta punëtorë edhe 80 punëtorë të tjerë shëndetësorë janë në izolim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se sot në Prishtinë janë shëruar edhe katër pacientë.

“Me rastet e ditës së sotme numri i rasteve aktive ka shkuar në 540 prej 705 rasteve në total”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se tashmë mbi 30 lagje të Prishtinës janë të përfshira nga coronavirusi.

Gashi thotë se masat e reja të karantinimit të qytetit nuk do të rezultonte në frenimin e rasteve me coronavirus por sipas tij mbajtja e maskave dhe distancomi social janë çelësi i suksesit në luftën kundër COVID-19./Telegrafi/