LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Në Obiliq 29 të shëruar dhe 13 raste aktive me coronavirus

Gashi: Në Obiliq 29 të shëruar dhe 13 raste aktive me coronavirus

Në Komunë e Obiliqit sonte janë paraqitur tri raste të reja me coronavirus.

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi thotëpër RTV Dukagjinin  se rastet e raja janë persona që kanë pasur kontakt me personat e prekur më herët.


“Nga fillimi i pandemisë në Komunën e Obiliqit janë bërë 112 teste nga të cilat 42 persona kanë rezultuar pozitiv. Për momentin 13 raste janë aktive ndërsa 29 raste janë shëruar”.

Gashi thotë se për fat të mirë nuk ka pasur raste të panjohura dhe janë identifikuar të gjitha burimet e infeksioneve.

“Ne në vazhdimësi jemi duke hulumtuar rastet dhe varësisht nga dyshimet i rekomandojmë për testim në QKUK”, tha ndër të tjera Xhafer Gashi./Telegrafi/