Site icon Telegrafi

Gashi kryetar i Vëllaznimit, premton klub evropian

Ai po e ushtron detyrën e shefit ekzekutiv, deri nesër kur edhe zyrtarisht do të bëhet kryetar i kuqezinjve pas Kuvendit të Klubit.

Lajmi konfirmohet për gazetën nga vetë Gashi, i cili në prononcimin e parë premton që do t’ia kthejë namin njërit prej klubeve më të trofeshme në vend.

“Dua të investoj në klubin e Vëllaznimit dhe e kam një projekt serioz dhe afatgjatë. Nesër do të mbahet Kuvendi i Klubit, ku edhe zyrtarisht do të emërohem si kryetar i ri”, deklaroi Gashi për gazetaolle.

“Synimi kryesor është që të ndërtojmë një klub evropian. Këtë vit synojmë të kthehemi në Superligë dhe do ta ndjekim Kupën e Kosovës, e cila çon drejt garave evropiane, pasi që thuhet se jemi shumë afër pranimit”, shtoi Gashi.

Problemet financiare janë bërë pjesë e pandashme e klubit gjakovar tash e sa kohë. Por ditët e mira duket që po vijnë dhe në Gjakovë ka shumë shpresë që Vëllaznimi që e duan, do të kthehet.
 

Exit mobile version