Site icon Telegrafi

Gashi: Gjykata Speciale nuk është shaka, jo gjithë të akuzuarit do të lirohen (Video)

Avokati Tomë Gashi thotë se shuma e ndarë nga shteti i Kosovës për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës në Gjykatën Speciale është shumë i vogël.

“Shuma prej rreth 1 milion e gjysmë eurosh që ka ofruar shteti i Kosovës është ndoshta e pamjaftueshme për mbrojtjen e vetëm një rasti të vetëm. Duhet ta dimë se kemi të bëjmë me prokurorë amerikan”, ka thënë Gashi.

Gashi në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka një këshillë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale.

“Të gjejnë një ekip të mirë për t’u mbrojtur, sepse kjo nuk është shaka. Duhet pasur parasysh se jo të gjithë të akuzuarit nga kjo gjykatë do të lirohen”, tha ai , përcjell Telegrafi.

Avokati thotë se ai personalisht nuk ka dëshirë të shkojë në Hagë, pasi sipas tij Haga është një qytet i mërzitshëm dhe nuk ka ushqim të mirë.

“Unë pa klientë nuk do të kisha shkuar në Hagë…Nuk shkojë me klientë të niveleve të ulëta. Preferoj klientë që i kanë të rregulluar punët e veta”.

Ai thotë se ekipi mbrojtës duhet të jetë shumë mirë i përgatitur, pasi në Hagë nuk shkohet për turizëm.

“Nuk shkohet në Hagë për turizëm, por për të ofruar shërbimet më të mira juridike. Stafi mbrojtës duhet të jetë i përafërt me atë akuzues”, tha ndër të tjera avokati Tomë Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version