Site icon Telegrafi

Gashi befason me deklaratën e fundit: Nuk jam i lumtur siç kam qenë dikur, më mungon të mosditurit

Gashi (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, në pak ditë pritet të vijë në Kosovë për performancën e tij në festivalin “Sunny Hill”.

Ai do të interpretojë në natën e dytë të festivalit, e cila njihet si nata e dedikuar muzikës hip-hop.

Gashi ndërkohë vazhdon të jetë mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Në një status të publikuar së fundmi në rrjetin social Twitter dhe të shpërndarë më pas në InstaStory, reperi shqiptar ka befasuar fansat duke treguar se nuk është më i lumtur si dikur.

Ai tregon se të mos-diturit po i mungon shumë.

“Nuk jam i lumtur siç kam qenë më parë. Më mungon të mosditurit shumë”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Gashi/InstaStory
Exit mobile version