Duke deklaruar hapur mosbesimin se mazhoranca e re do të mbajë premtimet e fushatës elektorale, Basha garantoi demokratët për aksion të gjerë opozitar, që do të tërheqë pranë Partisë Demokratike ata që ai i quan “të mashtruar nga rilindja”, raporton Top Channel.

Ashtu si Basha, edhe Sokol Olldashi kanë në platformën e tyre angazhimin e çdo anëtari të partisë në çdo vendimmarrje të rëndësishme të saj.


Gjatë takimeve në qarkun e Dibrës, në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klos, Olldashi vuri në dukje se gjatë ushtrimit të pushtetit tetëvjeçar, PD i zbehu lidhjet me militantët. Olldashi tha se platforma e tij për drejtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike ka në thelb kthimin e vëmendjes tek aktivistët. /Telegrafi/