Site icon Telegrafi

Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është dërguar për trajtim mjekësor në Gjermani pas disa problemeve me zemër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo po ashtu në rrjetin e saj social në Instagram ka publikuar edhe një foto me deputeten Musliu, duke i uruar shërim të shpejtë.

“Shërim të shpejtë mikja ime. Të presim edhe me të fortë”, ka shkruar Musliu-Shoshi sipër fotografisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version