LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Të gjitha palët duan transferin e Kakas

Galliani: Të gjitha palët duan transferin e Kakas

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se negociatat me Real Madridin për transferimin e Leite Kakas janë duke vazhduar me vullnetin e të tria palëve për të pasur rezultat.

“Negociatat janë duke u zhvilluar. Milani, Reali dhe Kaka janë të gjithë të interesuar që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt”.

“Ne duhet të jemi kreativë për të gjetur një zgjidhje, pasi është një marrëveshje e komplikuar. Të gjitha palët kanë një synim të përbashkët, por po flasiim për shuma të mëdha. Ne të gjithë duhet të bëjmë sakrifica”, ka thënë Galliani.


Kaka është paraqitur vetëm shtatë herë në La Liga këtë sezon dhe ka dështuar të shënojë ndonjë gol. /Telegrafi/