LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Kaka nuk vlen 18 milionë euro

Galliani: Kaka nuk vlen 18 milionë euro

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka treguar se arsyeja pse Rossonerët dështuan ta transferonin Kakan, ishte për faktin se Real Madridi kërkonte shumë para për të.

“Tregimi për Kakan është një kapitull i mbyllur për mua”.

“Real Madridi dëshironte 18 milionë euro – një shifër, e cila duke marrë parasysh moshën dhe kërkesat për pagën e tij, e bëri marrëveshjen të paimagjinueshme”, ka deklaruar Galliani për Corriere dello Sport.


Kujtojmë që në vitin 2009, Milani ia shiti brazilianin Realit për 68 milionë euro. /Telegrafi/