LAJMI I FUNDIT:

Galliani: I vështirë transferi i Kakas

Galliani: I vështirë transferi i Kakas

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar kotaktin me Real Madridin për transferimin e Leite Kakas, por ka thënë se do të jetë e vështirë që të mbyllet transferi.

Kaka publikisht ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në shtëpinë e tij të vjetër, teksa Galliani ka pranuar se gjasat janë reale që ai të transferohet.

“A do të jetë i mundur transferimi i Kakas? Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë. Sa shumë do të tentojmë? Të shohim…”.


“Jam shumë i kënaqur me fjalët e Kakas. Ekziston kontakti me Realin, por për momentin unë nuk kam lajme tjera për ju”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/