Site icon Telegrafi

Fyen dhe tenton t’i sulmojë policinë, arrestohet një i dyshuar në mesnatë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia ka shoqëruar për në stacion një person afër mesnatës, të mërkurën, pasi i kishte fyer me fjalë zyrtarët policor dhe kishte tentuar t’i sulmojë ata.

Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të PK-së, ku po ashtu bëhet e ditur që rasti ka ndodhur në rrugën “Driton Hoxha” në Prishtinë.

Sipas raportit, i njëjti person pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Driton Hoxha, Prishtinë 03.03.2021 – 23:50. Deri sa njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar i njëjti ka refuzuar të legjitimohet duke fyer me fjalë zyrtarët policor si dhe ka tentuar ti sulmoj ata. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti pas intervistimit, me konsultim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version