Një burrë i pafat është filmuar duke bërtitur dhe qarë nga dhimbjet e mëdha, pasi një gaforre e kishte kapur në pjesët intime të trupit.
Miqtë e tij po mundoheshin ta ndihmojnë derisa ai vazhdimisht bërtiste nga dhimbjet, pasi që gaforrja e kishte kapur në testikuj, transmeton Telegrafi.
Burri i veshur me bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë, ishte futur në një pus që të freskohet, por kurrë nuk kishte menduar se do të pësojë keq.
Edhe pse katër shokë të tij u munduan ta ndihmojnë duke e copëtuar gaforren, ai vazhdonte të ndjente dhimbje, pasi duart i kishin ngecur në testikujt e burrit.
Ndërsa kjo ngjarje bizare raportohet të ketë ndodhur në Tajlandë. Por, shumë përdorues të rrjeteve sociale janë skeptik lidhur me autenticitetin e videos, pasi besojnë se bëhet fjalë për montazh, duke marrë parasysh faktin se nuk specifikohet në detaje rasti ku ka ndodhur. /Telegrafi/