Fatmir Hysenbelliu ose ndryshe i njohur me emrin Oni pavarësisht faktit se ka bërë një karrierë të suksesshme në futboll, ai njihet më tepër për lidhjen me Anxhelina Hadergjonaj, vajzën e Albëries.
Prej disa muajsh ata janë ndarë zyrtarisht për shkak të largësisë dhe drejtimeve të ndryshme që kanë marr në jetë.
Pavarësisht kësaj, kemi parë që Oni ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen Hadërgjonaj edhe pas ndarjes, gjë që ka ngritur dyshime për një ribashkim të mundshëm mes çiftit.
Në një intervistë ditën e djeshme Oni ka folur sot për herë të parë në ekran për ndarjen nga Anxhelina. “Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë, por kemi mbetur miq”, ka thënë ai.
Ndërkohë lidhur me ekzistencën e një mundësie për tu rikthyer bashkë ai shprehet : “Jetës asnjëherë nuk i dihet, por tani për tani nuk jemi bashkë. Jeta është shumë e shkurtër, ndaj duhet ta jetojmë”.
Për momentin, Oni tregoi se është single dhe është i fokusuar tek karriera sportive.