LAJMI I FUNDIT:

Fundjavat e polifonisë tërheqin turistë në Gjirokastër

Fundjavat e polifonisë tërheqin turistë në Gjirokastër

Në fundjavë ka vazhduar cikli i fundjavave të këngës polifonike, në qytetin e Gjirokastrës, duke tërhequr vëmendjen e artdashësve të këngës popullore por edhe turistëve.

Prej fillimit të muajit gusht iso-polifonia ka zbritur çdo fundjavë në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës, në një event të titulluar “Iso mbi kalldrëm”, në kuadër të të cilit grupe të ndryshme popullore, interpretojnë në ambient të hapur, duke u bërë një prej atraksioneve kryesore të mbrëmjeve gjirokastrite.


Në skenat artistike të improvizuara përgjatë rrugëve të kalldrëmta kanë performuar disa prej grupeve të mirënjohura të këngës popullore labe si grupi “Ergjëria” dhe “Cfakës”. Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, në koncertet që kanë si skenë ansamblin arkitektonik të Pazarit karakteristik, artistët popullorë po shpalosin për artdashësit dhe turistët vlerat më të spikatura të këngës iso-polifonike, të kësaj pasurie të UNESCO-s.

“Organizimi synon të kthehet edhe në një pikë tërheqëse për guidat e turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë verë Gjirokastrën”, pohon kryebashkiaku Golemi.

Përgjatë kësaj vere Bashkia Gjirokastër po organizon aktivitete kulturore dhe artistike të cilat tërheqin edhe grupet turistike. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori