Një burrë me emrin Porntip Rasksasil ishte duke e kositur barin prapa shtëpisë për të mbjellë banane.
54-vjeçari nga Chonburi, Tajlandë, atëherë pa një gjarpër të madh që po rrëshqiste nëpër gjethe.
Porntip thirri fqinjët për ta ndihmuar atë të kapte gjarprin gjigant dhe kjo u regjistrua edhe në kamera.
Gjashtë njerëz mezi nxorrën pitonin nga vrima ku ishte përpjekur të zvarritej, transmeton Telegrafi.
Ata më pas e futën në një kafaz dhe thirrën shoqërinë e mirëqenies së kafshëve, e cila e çoi në një pyll larg fshatit.
Pitoni peshon 100 kilogramë dhe është gjashtë metra i gjatë, dhe Porntip pretendon se e ka parë atë para asaj dite.
“E pashë atë edhe tre ditë më parë, por ai u largua para se unë të isha në gjendje ta kapja”, tha ai.
Ai u dërgua përsëri në pyll. /Telegrafi/