Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili po vazhdon të mbahet në arrest shtëpiak, Frashër Krasniqi ka arritur të marrë votat e duhura për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi është i vetmi që ka arritur të bëhet deputet, nga katër aktivistët e VV-së që po mbahen në arrest shtëpiak. Ai ka marrë 7 mijë e 237 vota.
Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, dhe u zotua se nuk “do të lënë gur pa lëvizur deri sa ta sjellin në vend drejtësinë për Astritin”.
Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Faleminderit përzemërsisht që më zgjodhët deputet.
Faleminderit që i treguat gjykatës së kapur, që populli ka bërë një gjyq tjetër. Nje gjyq që u besoi aktivistëve të pafajshëm kurse i shpalli fajtorë kriminelët që montuan raste gjyqësore.
Do t’ju përfaqësoj besnikërisht në Kuvend. Do t’i perfaqësoj besnikërisht Egzonin, Adean dhe Atdheun që bashkë me mua po e përjetojnë në lekurën e tyre padrejtësinë e shtetit të kapur që na e ktheu nga burgu të vdekur, shokun tonë më të mirë.
Nuk do të lejmë gurë pa lëvizur deri sa ta sjellim në vend drejtësinë për Astritin! /Telegrafi/