Site icon Telegrafi

Franco Foda përcjell ndeshjen e Kupës së Sllovenisë ku luanin dy lojtarë të Kosovës 

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ishte prezent në ndeshjen Mura – Koper, e vlefshme për Kupën e Sllovenisë.  

Ka qenë mediumi slloven, ekipa.svet24, që ka raportuar për pranin e përzgjedhësit Foda, i cili shkoi të vëzhgojë dy futbollistët e Kosovës, Leard Sadriu (Mura) dhe Toni Domgjoni (Koper). 

Por sipas këtij mediumi, loja ishte e dobët, duke shtuar se as Foda nuk kishte çfarë të shihte. 

“Shikuesit, duke përfshirë përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, panë shumë pak futboll të paktën në një nivel të mirë. Si për nga cilësia ashtu edhe nga dinamika”, shkruan ekipa.svet24.  Ndeshja u fitua nga Koper me rezultat 1-0 që luajti si mysafir i Muras.  

Leard Sadriu ka qenë i ftuar më parë nga Franco Foda, por nuk ka luajtur. 

Ai ka vetëm një ndeshje me fanellën e Kosovës, në vitin 2022, kur përzgjedhës ishte Alain Giresse.  

Në anën tjetër, Toni Domgjoni ka katër paraqitje me Kosovën, ku ka shënuar edhe një gol, edhe ky në kohën e Giresse.  

Lojtari i Zurich dhe Vitesses kishte dikur vlerë në treg prej 2 milionë euro, por karriera e tij ka shkuar në rënie. /Telegrafi/  

Exit mobile version