Site icon Telegrafi

Francezët votojnë ligjin që “legalizon” modelet e pazakonta të flokëve

Parlamenti francez do të votojë nesër (enjte) miratimin e një ligji që do të dekriminalizonte mbajtjen e modeleve të flokëve si ‘dreadlock’, gërsheta, afro dhe modele të tjera flokësh në shkolla dhe vendet e punës.

Deputeti i Parlamentit francez dhe përfaqësuesi i territorit përtej detit të Guadalupës, Olivier Serva, i cili është autori i draftit, tha se ligji, nëse miratohet, do t’i lejojë viktimat e diskriminimit të mos kenë përgjegjësi penale para gjykatës.

“Duhet theksuar se ligji thotë se diskriminimi në bazë të flokëve është i paligjshëm. Shumë njerëz vuajnë për shkak të diskriminimit në bazë të flokëve të tyre dhe ne duhet të përballemi me këtë”, tha Serva.

Ai deklaroi se, sipas një sondazhi të Linkedin, dy nga tre gra afrikano-amerikane në SHBA ndryshojnë flokët e tyre para një interviste për punë.

Deputetët e ekstremit të djathtë nuk pajtohen me projektligjin, raporton reuters.

Përfaqësuesi i grupit parlamentar “Republikanët”, Fabien di Filippo, pohon se risia është e panevojshme, duke marrë parasysh se ekziston një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të pamjes.

“A duhet të presim nesër një ligj që ndalon diskriminimin ndaj njerëzve që janë tullac, të cilët rezulton se janë të nënpërfaqësuar në reklamat e shamponëve”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version