Franca stërvitet me dyer të mbyllura në 'Qemal Stafa' (Video)

Trajneri i francezëve Didier Deschamp nuk i lejoi gazetarët në stërvitjen e tij të parë në kryeqytet, duke mbyllur dyert për mediat me forca të shumta sigurie, që kishin rrethuar stadiumin për t’i garantuar qetësinë dhe privatësinë e kërkuar trajnerit të “Gjelave”, që ia kushtoi këtë seancë skemave taktike që pritet të aplikojë në ndeshjen me kuqezinjtë në 'Elbasan Arena'.
Të gatshëm për Deschamps ishin të gjithë futbollistët që ai kishte në dispozicion dhe seanca stërvitore zgjati rreth 60 minuta.
Të premte trajneri i Francës, Didier Deschamps ka parashikuar një konferencë për shtyp, ndërkohë që stërvitjen e dytë kombëtarja e 'Gjelave' do ta zhvillojë po këtë të premte në orën 18:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































