LAJMI I FUNDIT:

Franca pritet t’i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar industrinë e makinave të dëmtuar nga pandemia e COVID-19

Franca pritet t’i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar industrinë e makinave të dëmtuar nga pandemia e COVID-19

Qeveria franceze pritet të rrisë mbështetjen e saj për industrinë vendase të makinave, si në një përpjekje për të zbutur efektin financiar të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Me këtë, Franca prite t’i ndajë 8 miliardë euro për ta shpëtuar këtë industri, përcjell Telegrafi.


Siç ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron, konsumatorët mund të marrin deri në 12 mijë euro nga qeveria për të blerë një makinë elektrike.

“Kriza shëndetësore solli një ndalesë masive dhe brutale në industrinë e automjeteve franceze. Ajo është pjesë e ekonomisë sonë, mijëra vende punë. Mbështetja jonë do të rritet masivisht,” ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron.

Pas gati tri dekadave bashkëpunim, pandemia e COVID-19 mund t'i detyrojë dy prodhuesit botëror të makinave të rishikojnë marrëdhëniet e tyre
Lexo po ashtu Pas gati tri dekadave bashkëpunim, pandemia e COVID-19 mund t'i detyrojë dy prodhuesit botëror të makinave të rishikojnë marrëdhëniet e tyre

Plani 8 miliardësh i Macronit përfshinë një garanci të huasë qeveritare prej 5 miliardë eurosh në diskutim për prodhuesin e automobilave Renault, por jo miliona që qeveria ka shpenzuar tashmë për pagesa të përkohshme të papunësisë për punëtorët e kësaj industrie, të cilët qëndruan në shtëpi për javë të tëra.

Aktualisht, industria e automjeteve në Francë punëson rreth gjysmë milioni njerëz dhe është një pjesë e madhe e sektorit të saj të prodhimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori