LAJMI I FUNDIT:

Franca ndryshon teknikën, miraton vaksinimin me AstraZeneca edhe për ata deri në moshën 75 vjeç

Franca ndryshon teknikën, miraton vaksinimin me AstraZeneca edhe për ata deri në moshën 75 vjeç

Franca do të lejojë njerëzit nën 75 vjeç me probleme shëndetësore ekzistuese të marrin vaksinën kundër COVID-19 të AstraZeneca, tha ministri i shëndetësisë, duke u larguar nga një qëndrim i mëparshëm se vaksina duhet të ishte vetëm për ata nën-65 vjeç.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rivlerësimi ka të ngjarë të ndihmojë në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të Francës, të cilën shumë e kanë kritikuar si shumë të ngadaltë.


Që nga e shtuna, 4.55 milionë njerëz kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës së AstraZeneca, Pfizer/BioNTech ose Moderna.

Dhe ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i tha televizionit France 2 se rritja e kufirit të moshës do të mundësonte që 2.5 milionë njerëz të tjerë të vaksinohen në javët e ardhshme.

Ndërkohë njerëzit e moshës 75 vjeç e lart do të vazhdonin të merrnin vetëm vaksinat e Pfizer dhe Moderna, tha Veran.

Ndryshe, kur vaksina e AstraZeneca u miratua për përdorim nga rregullatorët e BE-së këtë vit, Franca dhe vendet e tjera duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë thanë që nuk duhet t’u jepet të moshuarve, duke përmendur mungesën e të dhënave të mjaftueshme.

Por organi më i lartë këshillimor i vendit, Haute Autorite de la Sante, (HAS) kishte thënë në atë kohë që më vonë do të rishikonte pozicionin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori