Organi më i lartë kushtetues i Francës miratoi rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 dhe hodhi poshtë thirrjet e kundërshtarëve politikë për një referendum.
Megjithatë, Këshilli Kushtetues tha se disa nene të ligjit kishin të meta ligjore, raporton ap.
Në muajin mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të zbatuar reformat pa votim.
Që nga janari janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave, ku shumë njerëz janë arrestuar.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron pretendon se ndryshimet janë të nevojshme për të parandaluar kolapsin e sistemit.
Ndryshe, presidenti francez mund ta miratojë projektligjin brenda 15 ditëve dhe ai të hyjë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare. /Telegrafi/