LAJMI I FUNDIT:

Franca ndan 8 miliardë euro për mjekët që luftuan pandeminë COVID-19

Franca ndan 8 miliardë euro për mjekët që luftuan pandeminë COVID-19

Franca pritet të shpenzojë 8 miliardë euro për punëtorët shëndetësorë, duke i falënderuar për përpjekjet e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet qeverisë dhe sindikatave pas disa javë bisedime, me një rritje mesatare prej 183 euro në muaj si një bonus, përcjell Telegrafi.


Punëtorët shëndetësorë janë vlerësuar gjatë gjithë pandemisë, por ata donin më shumë sesa mirënjohje, duke zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mira për spitalet.

“Ky është një moment historik për sistemin tonë shëndetësor. Kjo është, para së gjithash, mirënjohje për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë”, tha kryeministri i Francës, Jean Castex, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rritje të pagave.

Franca ka regjistruar mbi 200 mijë raste me COVID-19, ku prej tyre mbi 30 mijë kanë humbur jetën. /Telegrafi/