LAJMI I FUNDIT:

Franca do nisë ofensivë tokësore në Mali

Franca do nisë ofensivë tokësore në Mali

Zyrtarë francez kanë njoftuar se Franca do të nisë ofensivën tokësore kundër islamikëve në Mali, “brenda orëve”, gjë që do t’i vë ushtarët francezë në luftë direkte.

Shefi i shtabit të ushtrisë franceze, admirali Edouard Guillaud, tha se operacionet tokësore do të nisin brenda natës.

Pas kërkesës së qeverisë maliane, Franca i ka dalë në ndihëm ish kolonisë së saj të premten, duke lansuar sulme ajrore kundër pozicioneve islamike.

Megjithatë, sulmi pesëditësh ka pasur ndikim të kufizuar, derisa islamikët po vazhdojnë të zënë territorin qeveritar, njofton Rel. Ta martën, Franca njoftoi se po e rrit numrin e trupave në Mali nga 800 në 2 mijë e 500. /Telegrafi/