LAJMI I FUNDIT:

Franca arrin numër rekord ditor të të infektuarve me COVID-19

Franca arrin numër rekord ditor të të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore franceze kanë zbardhur informatat më të reja sa i përket gjendjes me pandeminë.

Në Francë, 52,010 raste të reja të COVID-19 u konfirmuan në 24 orët e mëparshme,


Bilanci i ri më i lartë ditor tejkaloi numrin e të infektuarve, i cili u konfirmua të shtunën – 45,422, dhe që në atë kohë ishte më i madhi që nga fillimi i pandemisë, raporton reuters.

Numri i infeksioneve të coronavirusit në shtetin francez është rritur në 1,138,507 dhe numri i vdekjeve në 34,761, pasi u raportuan 116 vdekje të reja.

Franca aktualisht renditet e pesta në botë për nga numri i viruseve të infektuar nga virusi, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Rusisë. /Telegrafi/