Një fotografi prekëse e një vajze të vogël afgane që kapërceu në sipërfaqen e një aeroporti belg pasi ishte evakuuar nga vendi i saj i lindjes – i shkatërruar nga lufta – është bërë virale.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia është bërë në aeroportin ushtarak Melsbroek pranë Brukselit të mërkurën.
“Kjo është ajo që ndodh kur mbroni refugjatët”, ka shkruar ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt, një nga shumë që shpërndau foton, në Twitter. “Mirësevini në Belgjikë, vajzë e vogël!”.
This is what happens when you protect refugees…
Welcome to Belgium, little girl !
Wonderful @Reuters picture via @POLITICOEurope pic.twitter.com/v1127frvf9
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) August 26, 2021
Siç tregojnë mediat, vajza dhe familja e saj ishin në mesin e një grupi prej rreth 1,400 personash të cilët Belgjika i evakuoi nga Kabuli pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.
Ndërkohë Belgjika pezulloi evakuimet pasi burimet e inteligjencës paralajmëruan për një sulm terrorist të afërt në aeroportin e Kabulit.
Ato paralajmërime u bënë të enjten pak para se një bombë vetëvrasëse shpërtheu jashtë Portës Abbey në aeroportin e Kabulit, duke vrarë të paktën 60 afganë dhe 12 pjesëtarë të shërbimit amerikan. /Telegrafi/