Site icon Telegrafi

Fotografia e Sara Hoxhës nxit reagime nga fansat, pretendojnë se është shtatzënë

Sara Hoxha (Foto: Instagram/sarahoxha)

E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është duke u bërë mjaft e komentuar kohëve të fundit.

Kjo për shkak të një shtatzënie të mundshme, për të cilën po komentojnë fansat e dyshes.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Sara ka publikuar një fotografi, ndërsa shihet me një këmishë të bardhë.

Dyshja për një kohë janë duke shijuar pushimet, nga të cilat edhe po shpërndajnë imazhe nga momentet e tyre të lumtura.

Por, në këtë imazh të fundit, fansat e bukuroshes brune kanë filluar spekulimet për një shtatzëni, pasi edhe në fotografi shihet barku i saj i fryrë.

Sidoqoftë, derisa faqet rozë po komentojnë një gjë të tillë, as Ledri dhe as Sara ende nuk kanë dhënë ndonjë prononcim. /Telegrafi/

Exit mobile version