0Shares

Poezi nga: Guillaume Apollinaire
Përktheu: Faslli Haliti

Më josh buzëqeshja jote
Ashtu si do të mund të më tërhiqte një lule
Fotografi ti je kërpudha brune
E pyllit
Bukuria e saj
Bardhësitë janë
Një qartësi hëne
Në një kopsht paqësor
Plot ujëra të vrullshëm, dhe kopshtarë
diabolikë
Fotografi ti je aroma
e afshit
Bukuria e saj
Dhe ka tek ti
Fotografi
Tone indiferente
Aty dëgjohet
Një melopè
Fotografi ti je hija
E diellit
Gjithë bukuria e tij.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)