Gjatë ditës së djeshme u shënuan shumë aktivitete me rastin e njëzet vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Fushata 72 ditore u shoqëruar me vrasje, dëbim dhe persekutim të popullatës civile shqiptare nga forcat gjenocidale ushtarake serbe.
Kjo ka bërë që një pjesë e fëmijëve dhe të moshuarve të largohen prej Kosovës dhe të kërkojnë strehim në vendet fqinje.
Një prej tyre ishte kampi i refugjatëve në Bllacë, ku shumëkush po e pasqyron përmes rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për Fjolla Morinën, ku momentin e alivanosjes së këngëtares e kanë kapur fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare.
Ndryshe, pranë këngëtares vërehet nëna e saj, e cila mundohet ta ndihmojë fëmijën e saj. /Telegrafi/