Danjeli i thotë Gastares se sjellja e tij me banorët e tjerë në shtëpi është spontane, ndërsa Fotinia i shpjegon se përse është diferencuar prej tyre.
“Unë kam nxjerrë nga një analizë për të gjithë banorët këtu dhe unë mendoj kështu dhe Fotinia e tha tamam që strategjia ime këtu është spontane”, thotë Danjeli.
Fotinia thotë se mjafton vetëm një fjalë për të analizuar banorët e tjerë.
“Është java e tretë që ne rrimë vetëm, se vetëm thartim truri na kanë sjellë diskutimet me banorët e tjerë. Vjen tjetri dhe të tregon se çfarë i ka ndodh me tjetrin dhe nuk u shmangesh dot. Do s’do do t’i komentosh pastaj”, thotë Fotinia.
Veç tyre, Fotinia thotë se është edhe çifti Olsi-Fiorentina që kanë zgjedhur ta bëjnë lojën vetëm. Por kjo ka një dilemë të madhe, sipas Fotinisë.
“Të rrish me ta është keq, të rrish pa ta prapë është keq se të thonë jeni bërë grup”, thotë ajo.
Gastare thotë se asaj nuk i intereson asnjë fjalë që thonë banorët e tjerë për të.