LAJMI I FUNDIT:

Fortnite rikthehet me turneun 50.000 dollarësh – Collegiate Cup

Fortnite rikthehet me turneun 50.000 dollarësh – Collegiate Cup

Fortnite do të organizojë turneun solo, për lojtarët e kolegjeve, të cilët do të garojnë për një grup çmimesh rreth 50.000 dollarë.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë lojtarët që janë pjesë e kolegjeve në Amerikën e Veriut dhe Kanada.


Turneu do të zhvillohet në formatin Solo Battle Royale, dhe do të shoh lojtarët më të mirë në skenën kolegjiale kundër njëri-tjetrit.

Raundi i parë i këtij turneu pritet të fillojë me datën 26 Janar 2023, ku pastaj 100 lojtarët më të mirë do të kalojnë në fazën tjetër me datën 31 janar.

Kjo nuk është e tëra, pasi në shkurt do të organizohet edhe turneu për lojtarët e kolegjeve në ekipe të përbëra nga tre. /Telegrafi/