LAJMI I FUNDIT:

Formohet trupa e inspektimeve për zbatimin e masave të pandemisë COVID-19

Formohet trupa e inspektimeve për zbatimin e masave të pandemisë COVID-19

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, pati takim me udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar dhe për t’i marrë masat për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij takimi, i cili ka rezultuar si rrjedhojë e takimit të mëhershëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe inspektorateve komunale për të koordinuar inspektimet në terren.

“Rritja e numrit të inspektimeve kërkon edhe rritje të numrit të inspektorëve dhe se ne si qeveri do t’i ndërmarrim të gjithë hapat për të mundësuar rritjen e inspektorëve për të zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19”, theksoi Krasniqi.

Ai më tej ka kërkuar nga të pranishmit që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të koordinuar dhe mobilizuar tërë kapacitetet inspektuese në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik në rend të parë dhe njëkohësisht t’i informojmë edhe bizneset për masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Në fund të takimit të gjithë përfaqësuesit e këtyre mekanizmave inspektues u pajtuan që të formojnë trupën koordinuese të inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë, të kryesuar nga Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori